
KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
NJOFTIM
PËR SHPREHJE INTERESI PËR KOMANDIMIN E 1 (NJË) PROKURORI PRANË EUROJUST
Me Vendimin nr. 75, dt. 24.04.2023, “Për plotësimin e 1 (një) pozicioni pranë Eurojust përmes procedurës së komandimit të prokurorëve”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur të shpallë fillimin e procedurës për plotësimin e 1 (një) pozicioni “Prokuror ndërlidhës pranë Eurojust”, përmes procedurës së komandimit. Afati i komandimit do të jetë 2.5 vjet (dy vjet e gjashtë muaj).
Këshilli i Lartë i Prokurorisë fton të gjithë prokurorët të shprehin interesin për t’u komanduar nëse përmbushin kushtet e mëposhtme:
- Plotësojnë kushtet ligjore për të qenë prokuror në nivel Apeli;
- Janë konfirmuar në detyrë me vendim të formës së prerë pas procesit të rivlerësimit kalimtar (vetting);
- Zotërojnë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, të certifikuara;
- Kanë eksperiencë në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë;
- Të mos shërbejnë në një pozicion me mandat të kufizuar dhe nuk janë të komanduar në një pozicion tjetër.
Afati i fundit për shprehjen e interesit nga kandidatët për këtë pozicion është data 10 Maj 2023.
Kërkesa për shprehjen e interesit duhet të përmbajë këto dokumente:
- Letër motivimi ku kandidati shpreh arsyet dhe motivin e kandidimit për këtë pozicion pune (jo më shumë se dy faqe A4);
- CV e kandidatit, e përditësuar;
- Dokumentacionin që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve të mësipërme.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet në adresën: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rr. “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë (mbi zarf të shënohet: “Shprehje Interesi për Komandim pranë EUROJUST”), osenë adresënelektronike karriera@klp.al.