Takim i kreut të KLP-së me Kryeprokuroren e Kroacisë.

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zoti Alfred Balla priti në ambjentet e këshillit një delegacion nga sistemi i prokurorisë Kroate i kryesuar nga Prokurorja e Përgjithshme e Kroacisë zonja Zlata Hrvoj-Šipek. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime dhe eksperienca për të dyja sistemet respektive të prokurorive në Kroaci dhe Shqipëri. Takimi ishte në kuadër të bashkëpunimit dhe të disa takimeve që kryeprokurorja kroate zhvilloj në vendin tonë, me z. Olsian Çela, z. Altin Dumani etj.