Në zbatim të nenin 170 të Ligjit Nt. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar, për bashkëpunimin ndërinstitucional të aktorëve të sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, të paktën 1 herë në vit, organizojnë mbledhje të përbashkëta për shkëmbimin e përvojave, për unifikimin e interpretimit dhe zbatimit të ligjeve, lidhur me ushtrimin e funksioneve dhe organizimit të tyre, si dhe të çështjeve të përgjithshme të lidhura me funksionimin e sistemit të drejtësisë .
Mbledhja e Përbashkët Vjetore e dy Këshillave të Lartë, atij Gjyqësor dhe të Prokurorisë u zhvillua më datë 12.5.2023 në qytetin e Korçës, me bashkëfinancim të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Europian. Të pranishëm ishin anëtarë të dy këshillave, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z.Artur Metani, përfaqësuesi i Gjykatës Kushtetuese, Z.Ilir Toska, Zv. Ministrja e Drejtësisë, Zj.Adea Pirdeni, përfaqësuesi i Prokurorit të Përgjithshëm, Z.Kostaq Beluri, Kryetarja e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Zj.Irena Gjoka, përfaqësues europianë nga programi CEPEJ, përfaqësues amerikanë nga programi OPDAT, gjyqtarë, prokurorë dhe këshilltarë ligjorë.
Mbledhja u hap me fjalët përshëndetëse të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Z.Alfred Balla dhe Zv.Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Z.Ilir Rusi
Temat në axhendë mbi të cilat anëtarët e dy këshillave diskutuan ishin:
1.Sfida e Këshillave dhe instrumentat për të reduktuar stokun e çështjeve të prapambetura (backlog-un) në sistemin gjyqësor
2.Roli i KLGJ/KLP në forcimin e marrëdhënieve me Median & Publikun.
Z. Georg Stawa, Ish Presidenti CEPEJ, Ekspert i KiE mbajti referimin “Prezantim mbi mjetet dhe praktikat më të mira të CEPEJ lidhur me menaxhimin e kohës gjyqësore, trajtimin e stokut të çështjeve të prapambetura dhe komunikimin publik ”
Gjatë mbledhjes përshëndeti dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë z.Metani.
Pershendetja e Kryetarit:
