Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot në seancë plenare në prani të 11 anëtarëve dhe në prezencë të përfaqsueses së Programit Amerikan OPDAT. Kjo mbledhje ishte në vijim të seancës së ndërprerë për arsye kohore, të datës 22 Maj 2023.
Gjatë kësaj seance u miratuan aktet si më poshtë:
- Zhvillimi i pikëzimit të kandidatëve për procedurën e ngritjes në detyrën e drejtuesit të prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Pas votimit pikët dhe renditja e kandidatëve janë :
• Eljon Mustafaj – 450 pikë
• Suela Beluli – 405 pike
• Elida Hoxhaj – 349 pikë
• Genci Mane ——— - U miratuan opinionet për kandidatët: Alma Bramo, Denisa Asko, Ervisa Hyka, Fatjona Memçaj, që kanë aplikuar në procedurën e Komandimit të një prokurori pranë “Eurojust”. Përzgjedhja e kandidatit fitues është kompetencë e Prokurorit të Përgjithshëm.
- Miratimi i aktit “Mbi fillimin e procedurave të komandimit të një magjistrati (prokuror) si pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës”.
- Miratimi i aktit “Për caktimin e datës së zhvillimit të seancës dëgjimore, për procedimin disiplinor, në ngarkim të magjistratit S.H. ( Kjo pikë shtyhet për një seancë tjetër)
- Miratimi i “Raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit të prokurorëve: Rovena Zoto, Arben Agovi, Milan Laskaj, Valentin Preçi, Bledar Mustafaraj, Kujtim Bashaj, Flora Çela, Gëzim Veizi.
KËSHILLTAR KABINETI
Pano Ceka