Takim i disa anëtarëve të KLP-së me drejtuesen e projektit EU4JUSTICE

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë zoti Alfred Balla, dhe anëtaret zonjat Arta Mandro, Mirela Bogdani e Esmeralda Keshi, pritën në ambjentet e Këshillit drejtuesen e projektit europian EU4JUSTICE, zonjën Laura Liguori. Në këtë takim të parë pala shqiptare shprehu fushat ku ka interes për Këshillin për ndihmë dhe bashkëpunim dhe kryesisht në aspektet si më poshtë:

  1. Mbështetja me ekspertizë për hartimin e rregulloreve të veçanta që parashikon Ligji për Statusin të cilat janë ende në proces.
  2. Trajnime të anëtarëve të Këshillit, lidhur me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi, si dhe praktikat më të mira që lidhen me garantimin e statusit të prokurorit, sidomos vlerësimet profesionale, proceset disiplinore etj.
  3. Trajnime për administratën e Këshillit, kryesisht në fushën e administrimit dhe të teknologjisë;
  4. Trajnime të Këshilltarëve ligjorë lidhur me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi sipas profilit të veprimtarisë së tyre pranë komisioneve të përhershme të Këshillit;
  5. Kryerja e vizitave studimore pranë institucioneve homologe në rajon apo në vendet e BE-së për të parë nga afër praktikat më të mira të punës dhe shkëmbimin e eksperiencave, lidhur me garantimin e statusit të prokurorit;