Takimi u zhvillua në kuadër të marrjes së detyrës së re të zotit Ilia si Kryetar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zoti Balla uroi kryetarin e KPK-së për detyrën e re.
Në fokus të këtij takimi ishte vijushmëria e bashkëpunimit mes institucioneve në funksion të procesit të rivlerësimit kalimtar të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Drejtuesit e dy institucioneve vlerësuan marrëdhëniet e mira institucionale të vendosura prej vitesh, shkëmbyen mendimet e tyre në lidhje me punën e kryer deri tani, si dhe shprehën angazhimin dy palësh për të vijuar me tej punën deri në përmbylljen me sukses të procesit i cili po pastron sistemin nga të paaftët e të korruptuarit.
