Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh sot në Seancë Plenare, në prezencë të 10 Anëtarëve të Këshillit (në mungesë të zonjës Bogdani), si dhe ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Programet OPDAT, EU4JUSTICE dhe Media.
Aktet që u miratuan janë:
- Tre procesverbale të Seancave Plenare të datës: 17.07.2023, 19.07.2023 dhe 31.07. 2023.
- Vendimi mbi “Verifikimin e kushteve ligjore të kandidimit të prokurorëve në procedurën e lëvizjes paralele në dy pozicione vakante në prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”. Kanë kandiduar dhe u lejuan prokurorët Blerta Hamza, Enkeleda Hoxha, Erida Visoçi, Ervisa Hyka, Gentian Habazaj, Gëzim Veizi, Neritan Hoxha, Riselda Fishta dhe Vitjuna Mata. U hodh dhe shorti për caktimin e relatorit për kandidatët konkurues ku për pozicionin e parë shorti i ra relatore Zonjës Eloida Goxhi, ndërsa për pozicionin e dytë, zotit Bujar Sheshi.
- Vendimi për “Mbylljen e procedurës së ngritjes në detyrën e drejtuesit të prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës”.
- Vendimi “Mbi caktimin e përkohshëm të zonjës Enkeleda Hoxha, Drejtuese në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës”
- Vendimi mbi “Kërkesën e prokurores Fatjona Memçaj për ushtrim të veprimtarisë jashtë funksionit”. U lejua pjesmarrja si eksperte e jashtme pranë projekt EU4JUSTICE.
- Miratimi i 5“Raporteve për Analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit prokurorwve: Madrid Kullolli, Anila Bebeçi, Alma Tafani, Petref Asllani dhe Arbër Berexha.”
- Miratimi i rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
- Diskutim/Miratim i projekt-aktit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr.268, datë 11.10.2022, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, “Për miratimin e rregullores për komunikimin e këshillit të lartë të prokurorisë me median”. ( U tërhoq nga Grupi i punës për tu këshilluar me disa aktorë të medias.)
- Miratimi i rregullores “Për caktimin e rregullave dhe procedurave mbi uljen e ngarkesës së punës për prokurorët”.
- Miratimi i rregullores “Mbi dhënien e lejeve të papaguara”
- Dy vendime ”Për pranimin e vlerësimit etik dhe profesional me kërkesë për vlerësim të përshpejtuar” për prokuroret Vitjuna Mata dhe Blerta Hamza (shtuar në axhendën e sotme me vendim të Këshillit)”