Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë, i ftuar nga institucionet homologe, zhvilloi një vizitë dy ditore në Republikën e Kosovës.

Gjatë vizitës delegacioni u prit në Këshillin Prokurorial të Kosovës nga anëtarët e këshillit dhe Kryesuesi zoti Jetish Maloku; në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit nga Kryeprokurori zoti Besim Kelmendi së bashku me drejtuesin e Prokurorisë Speciale zotin Blerim Isufaj; në Këshillin Gjyqësor të Kosovës nga drejtuesi zoti Albert Zogaj.

Gjate takimeve institucionet shkëmbyen problematika dhe idera me vlerë në rrugën e konsolidimit të drejtësisë shqiptare në dy trojet tona.