Kryetari i Këshillit, zoti Alfred Balla zhvilloi sot, më 26 shtator 2023 në ambientet e Këshillit, një takim me: zotin Giovanni Pasqua, zotin Carmine Pirozzoli, zotin Dario Quintavalle, zotin Aleksandar Romanovic dhe zonjën Tidita Fshazi, përfaqësues të Misionit TAIEX, të BE-së i cili monitoron eficencën e sitemit gjyqësor në Shqipëri
Kryetari iu uroi mirëseardhjen dhe falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen e dhënë nga BE-ja, në përgjithësi për reformën në drejtësi të ndërmarrë në vendin tonë dhe në veçanti nëpërmjet ndihmës teknike të akorduar për institucionet e reja të krijuara.
Përfaqësuesit e misionit bënë një prezantim të programit të tyre të punës dhe shfaqën interes në disa çështje të cilat konsistonin në eficencën me miratimin e hartës gjyqësore, kontrollin e organit të akuzës lidhur me kërkesat dhe zbatimin e masave të sigurimit me karakter personal, marrëdhëniet ligjore midis organit të akuzës dhe atë gjyqësor, bashkëpunimi midis KLGj-së dhe KLP-së, etj.
Zoti Balla bëri një panoramë të situatës aktuale të zyrave të prokurorive në vend duke informuar për të gjitha pyetjet e misionit dhe në përfundim, pjesëmarrësit në takim vlerësuan maksimalisht informacionin dhe idetë e shpalosura për mbarëvajtjen e punës në sistemin e prokurorisë.


