Kryetari i Këshillit, zoti Alfred Balla priti sot, më 27 shtator 2023, në një takim zotin Jonaid Myzyri, Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik i cili, shoqërohej nga Komisioneri zoti Kreshnik Tërnova.
Zoti Myzyri informoi Kryetarin lidhur me kuadrin ligjor në fushën e prokurimit dhe mbi bashkëpunimet ndërkombëtare të institucionit që drejton, si dhe shpalosi disa tema ku dy institucionet mund të ndërveprojnë.
Interesi i një kontributi të përbashkët do të ishte veçanërisht në përfshirjen e kurrikulave të programit të trajnimit vazhdues të prokurorëve pranë Shkollës së Magjistraturës, përsa i përket legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë për procedurat e prokurimit publik, koncesioneve/ partneritetit publik privat, ankandeve publike dhe procedurave konkurruese të dhënies së lejeve minerare. Gjithashtu, pjesë e bashkëpunimit në vazhdimësi, u propozuan të jenë edhe organizimi i tryezave të punës dhe/ose seminareve të ndryshme me panel ekspertësh vendas e ndërkombëtar me pjesëmarrjen e magjistratëve me profil prokuror.
Ndërmjet kryetarëve të institucioneve u dakordësua formalizimi i bashkëpunimit nëpërmjet nënshkrimit të një memorandumi.
NJOFTIM MBI TAKIMIN ME KRYETARIN DHE PËRFAQËSUES TË KOMISIONIT TË PROKURIMIT PUBLIK
