TAKIM I REPORTERËVE TË KËSHILLIT TË EUROPËS ME KRYETARIN E KLP-SË

Sot në datë 27.09.2023 në ambjentet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zoti Alfred Balla priti një delegacion të Reporterëve të Këshillit të Europës. Reporteret ishin të interesuar dhe kërkuan informacion për sfidat dhe prioritetet e KLP-së deri tani dhe projektet për të ardhmen, pasojat në aksesin në drejtësi dhe eficencën e zbatimit të hartës së re gjyqësore, masat që duhen/janë marrë për zbutjen e largimeve të prokurorëve për efekt të zbatimit të reformës në drejtësi dhe vetingut, etj.