NJOFTIM PËR MEDIAN MBI ZHVILLIMIN E MBLEDHJES PLENARE 29 SHTATOR 2023

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot në seancë të zakonshme në prani të 11 anëtarëve si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, misioni EU4JUSTICE, Programi OPDAT dhe media.

Mbledhja e sotshme miratoj aktet si më poshtë:

  1. U miratua procesverbali i Seancës Plenare të datës 19.09.2023.
  2. U miratua vendimi për “Shpalljen e tre pozicioneve vakante për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet procedurës se ngritjes në detyrë”.

Këshilli inkurajon dhe u bën thirrje gjithë prokurorëve të Republikës që dëshirojnë dhe plotësojnë kushtet e kriteret ligjore për t’u ngritur në detyrë në këtë prokurori, që të bëhen pjesë e garës. Prokurorëve do t’u lihet nja afat 2 javor për të shprehur interes.

  • U miratua vendimi Për caktimin me short të dy Anëtarëve të Komisionit të Posaçëm, në lidhje me procedurën e plotësimit të tre vendeve vakante për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, nëpërmjet ngritjes në detyrë”. Përfundimishtpas shortit e duke qenë se tre anëtarët e Komisionit të Karrierës jan detyrimisht anëtarë të tij, Komisioni i Posaçëm përbëhet nga z.Alfred Balla Kryetar, Z.Bujar Sheshi zv/Kryetar dhe anëtar z.Tartar Bazaj, z.Sokol Stojani dhe znj.Eloida Goxhi.
  •  U miratua vendimi për “Caktimin e përkohshëm të z.Dritan Gripshi në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat”.
  • U miratua vendimi për “Caktimin e përkohshëm të z.Petrit Çano në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër”.
  • U miratua vendimi për “Miratimin e programit të vlerësimit me procedurë të përshpejtuar, për prokurorët Blerta Hamza dhe Vitjuna Mata, si dhe hedhja e shortit për caktimin e relatorëve dhe këshilltarëve përgjegjës për këtë vlerësim”. Në përfundim të shortit për vlerësimin e zonjës Hamza u përcaktuan relator zoti Hoda dhe këshilltar ligjor z.Rumnici ndërsa për vlerësimin e zonjës Mata u përcaktuan relatore zonja Seiti dhe këshilltar ligjor zoti Cara.