Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot në seancë plenare në prani të 9 anëtarëve të Këshillit dhe miratoj dy vendimet si më poshtë:
- Vendimi “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit prokuror Kujtim Luli”, (për efekt të daljes në pension, mbi kërkesën e vet magjistratit i cili punonte në Prokurorinë e Përgjithshme.)
- Vendimi “Për një ndryshim në Vendimin Nr.4, datë 16.01.2023 “Për miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesionale të prokurorit Dritan Nushi””. (ndryshimi ishte thjesht një korrigjim në ish vlerësimet e këtij prokurori ndër vite.)