NJOFTIM PËR MEDIA MBI SEANCËN PLENARE DATË 20 TETOR 2023

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot në seancë plenare në prezencë të 11 anëtarëve, përfaqësuesve të projektit EU4JUSTICE, misionit OPDAT dhe të Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë mbledhje u miratuan:

  • Vendimi “Për miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 29.09.2023.”
  • Vendimi mbi “Deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për prokurorin Bledar Mustafaraj”; (shkak dorëheqje.)
  • Vendimi mbi “Deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për prokuroren Ollga Visi”; (shkak dorëheqje.)
  • Vendimi mbi “Përfundimin e kohëzgjatjes së komandimit në KLP” për prokurorin Artur Cara; (shkak dorëheqje.)
  • Vendimi mbi “Hapjen e garës për plotësimin e dy vakancave në pozicionin e prokurorit në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele”;
  • Vendimi mbi “Caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, të zonjës Elidjana Kasa;
  • Vendimi mbi “Caktimin e përkohshëm në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër”, të zotit Urim Buci;
  • Vendimi mbi “Verifikimin e kushteve të kandidimit për vijimin e procedurave të ngritjes në detyrën e prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, ku të 8 kandidaturat i plotësonin kushtet dhe nga procesi i shortimit të zhvilluar nga Komisioni i Posaçëm u caktuan relatorë respektivisht:
  • zoti   Bujar Sheshi për kandidatët      Bledar Maksuti dhe Ndini Tavani;
  • zonja Eloida Goxhi për kandidatët    Anita Jella dhe Sonila Muhametaj;
  • zoti   Sokol Stojani për kandidatët    Pali Deçolli     dhe Kreshnik Ajazi;
  • zoti   Tartar Bazaj për kandidatët      Ols Dado         dhe Albert Kuliçi.
  • Vendimet mbi kërkesën e 3 prokurorëve Kreshnik Ajazi, Marjeta Zaimi dhe Ornela Rrumbullaku për “Ushtrim të veprimtarisë jashtë funksionit”;
  • Vendimi “Për rishikimin e vendimit Nr.232, datë 16.09.2022, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, “Për ri-llogaritjen e pagave për anëtarët dhe ish-anëtarët e KLP-së, për periudhën 01.01.2019-28.05.2021””;
  • Vendimet mbi miratimin e 3 “Raporteve për Analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit”: Afrim Shehu,Gentian Habazaj dhe Olgert Rumnici;
  • Vendimi mbi “Verifikimin e pasurisë dhe figurës për prokurorin Kreshnik Ajazi, për efekt të rikandidimit në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan” ku, nga hedhja e shortit u caktua relator zoti Zeqir Hoda;
  • Vendimi “Për refuzimin e kërkesave për vlerësim të përshpejtuar për prokurorët Erida Visoçi dhe Riselda Fishta, në lidhje me procedurën e lëvizjes paralele shpallur me vendimin e KLP-së Nr.285, datë 17.07.2023”.
  • Vendimi “Për mosmiratimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për hapjen e procedurës për komandim të prokurorëve pranë kësaj strukture”. Shkak janë vakancat e shumta në sistem dhe fakti që deri më sot 5 prokurorë janë komanduar nga KLP-ja në ILD. U autorizuar kryetari i KLP-së ti kthejë përgjigje administrativisht ILD- së.
  • Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit “Për shtimin e numrit të këshilltarëve magjistratë të komanduar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”. Ky akt nuk u miratua por u vendos që seancën tjetër të hapet gara për plotësimin e vendit të lënë bosh nga këshilltari/ prokurori Artur Cara.
  • Diskutimi / miratimi i Rregullores “Për caktimin e procedurës dhe masës së trajtimit financiar të prokurorit për shërbimin në skemën e delegimit, për transferimin e përkohshëm, për caktimin e përkohshëm dhe caktimin për një çështje të veçantë”. Ky material u shty për një seancë tjetër.
  • Diskutimi / miratimi i Rregullores “Për organizimin dhe funksionimi e administratës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë”. Ky material u shty për një seancë tjetër.