NJOFTIM PËR MEDIA MBI SEANCËN PLENARE DATË 27 TETOR 2023

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot në seancë plenare në prezencë të 10 anëtarëve, përfaqësuesve të projektit EU4JUSTICE, misionit OPDAT dhe të Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë mbledhje u miratuan:

  • Miratimi i procesverbalit të Seancës Plenare të datës 05.10.2023.
  • Vendimi mbi rrëzimin e kërkesës së prokurores Sonila Muhametaj për përjashtimin e dy anëtarëve të Këshillit nga procesi i vlerësimit të kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  • Vendimi për “Verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2023-2024, Znj. Anisa Giu”.
  • Vendimi  për miratimin e listës së kandidatëve (A.Giu) për programim e formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës
  • Vendimi për “Plotësimin e 1 (një) pozicioni, për këshilltar ligjor, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përmes procedurës së komandimit të prokurorëve”.
  • Vendimi  për “Plotësimin e 1 (një) pozicioni si ndihmësmagjistrat pranë Prokurorisë së Përgjithshme përmes procedurës së komandimit të prokurorëve”.