NJOFTIM MBI MBLEDHJEN PLENARE 13 Nëntor 2023

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot në seancë plenare në prezencë të 9 (nëntë) anëtarëve, në mungesë të Kryetarit, zotit Alfred Balla, dhe anëtares zonjës Arta Mando.

Ishin të pranishëm gjatë mbledhjes përfaqësues nga misioni OPDAT, EU4JUST, si dhe Ministria e Drejtësisë.

Mbledhja u zhvillua në drejtimin e Zëvendëskryetarit, zotit Tartar Bazaj.

Në këtë mbledhje u miratuan vendimet për:

  • “Verifikimin e kandidatëve, për plotësimin e kushteve ligjore të kandidimit në procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele për 2 (dy) vende vakante në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, konkretisht, për kandidatët Leonard Suçi dhe Redona Ndoni;
  • “Caktimin e relatorit në procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele për 2 (dy) vende vakante në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier”, ku rezultoi se, për pozicionin vakant Nr.1 u zgjodh relator zonja Eloida Goxhi dhe për pozicionin Nr.2 vakant u zgjodh relator zoti Bujar Sheshi; 
  • “Verifikimin e pasurisë dhe figurës e lejimin e 23 kandidatëve, për t’u pranuar në programin e formimit fillestar si student në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2023-2024”, konkretisht Alba Braçaj, Andi Bani, Adela Gjevori, Bleona Myrteza, Aljona Laskaj, Antigona Toshi, Imelda Dananka, Adela Tozo, Aurora Vorfi, Marineta Zoto, Elona Dani, Emanuela Meçi, Marsida Jani,  Indrit Batuni,  Fradiol Dine, Rilina Vata, Ester Ruçi, Gledjon Hysolli, Xhovana Kodra, Odeta Dedaj, Jurgen Osmani, Klodian Mamica dhe Denalda Muçaj.

Në vijim u miratua edhe projektakti për “Miratimin e listës pjesore të kandidatëve për student në shkollën e magjistraturës për vitin akademik 2023-2024”;

  • Kërkesat e prokurorëve Arian Muçaj, Ylli Pjetërnikaj, Maringlen Meta, Anila Leka, Francesk Ganaj, Doloreza Musabelliu dhe Arqilea Koça, për ushtrim të veprimtarisë jashtë funksionit;
  • Miratimin e “Raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Dorian Tafilaj”.