NJOFTIM MBI MBLEDHJEN PLENARE 30 Nëntor 2023

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot në seancë plenare në prezencë të 11 (njëmbëdhjetë) anëtarëve.

Ishin të pranishëm gjatë mbledhjes përfaqësues nga misioni OPDAT, EU4JUST, si dhe Ministria e Drejtësisë.

Në këtë mbledhje u miratua procesverbali i seancës plenare të datës 13.11.2023 dhe vendimet për:

  1. Caktimin e shkallës së vlerësimit për kandidatët për prokuror në prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të tetë kandidatët u vlerësuan nga Këshilli me kualifikim të lartë dhe me nga 7 pikë në lidhje me 2 vlerësimet e fundit profesionale. Dita e intervistave me kandidatët u la dita e enjte datë 07 dhjetor 2023 duke filluar nga ora 9.00 ku procedura e prezantimit dhe pyetje- përgjigjeve do jetë jo më shumë se 30 minuta për çdo kandidat.
  2. Caktimin e zotit Leonard Suçi në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në pozicionin e shpallur vakant Nr.1, me vendimin Nr.319, datë 20.10.2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas procedurës së lëvizjes paralele;
  3. Caktimin e zonjës Redona Ndoni në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për pozicionin e shpallur vakant Nr.2, me vendimin Nr.319, datë 20.10.2023 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, sipas procedurës së lëvizjes paralele;
  4. Komandimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj në pozicionin e Këshilltarit Ligjor pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
  5. Miratimin e opinioneve për prokuroret Aida Cakaj, Alma Bramo dhe Ervisa Hyka, kandidate që kanë aplikuar në procedurën e komandimit të një prokurori si ndihmësmagjistrat pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
  6. Një ndryshim në vendimin Nr.289, datë 17.07.2023 për “Praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës”;
  7. Miratoi kërkesën e prokurores Enkeleda Millonai për ushtrim të veprimtarisë jashtë funksionit;
  8. Vendimi për rillogaritjen e pagave për anëtarët dhe ish-anëtarët e KLP-së, për periudhën 08.05.2021-08.01.2023;
  9. Miratimin e Rregullores për Vlerësimin etik dhe profesionale të drejtuesve të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm”;
  10. Miratimin e programit që përcakton listën e prokurorëve, për të cilët do të kryhet vlerësimi etik dhe profesional përgjatë vitit 2024; Shorti me emrat e prokurorëve dhe relatorëve përkatës do të hidhet pas datës 18.12.2023.
  11. Verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatëve për Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës, në vitin akademik 2023-2024, zotit Raklent Çami dhe zotit Edikel Bregasi;
  12. Për “Miratimin e listës pjesore të kandidatëve për student në shkollën e magjistraturës për vitin akademik 2023-2024”;
  13. Caktimin me short të relatorit  përgjegjës për procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës të prokurorëve Anita Jella dhe Genti Xholi që kanë kandiduar për riemërim në pozicionin e drejtuesit në prokuroritë ku aktualisht ushtrojnë këtë detyrë;
  14. Miratimin e Rregullores për “Caktimin e procedurës dhe masës së trajtimit financiar të prokurorit për shërbimin në skemën e delegimit, për transferimin e përkohshëm, për caktimin e përkohshëm dhe caktimin për një çështje të veçantë”.

Gjithashtu, në këtë mbledhje plenare u diskutuan pikat e caktuara në rendin e ditës “Të tjera”:

  • Mbi kërkesën për ekzekutimin e vendimit gjyqësor të paraqitur nga magjistrate Pranvera Gruda ku u konkludua se, Këshilli do të mbetët në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë mbi kërkesën për pezullim dhe rekursin e bërë nga ana e tij.
  • U miratua nënshkrimi nga ana e Kryetarit të KLP-së të një marrëveshje bashkëpunimi midis Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionerit të Prokurimit Publik.