NJOFTIM MBI RENDITJEN E TETË KANDIDATËVE PËR PROKURORË NË PROKURORINË E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh në seancë plenare në prani të 11 anëtarëve, me pjesmarrjen e partnerëve ndërkombëtarë të misioneve OPDAT dhe EU4JUSTICE dhe pasi zhvilloi dëgjesat me të tetë kandidatët, votoi me anë të pikëzimit për ta, në përfundim konkludoi renditja e tyre si më poshtë:

  1. Ols Dado
  2. Anita Jella
  3. Ndini Tavani
  4. Bledar Maksuti
  5. Kreshnik Ajazi
  6. Pali Deçolli
  7. Albert Kuliçi
  8. Sonila Muhametaj

Lista me tre kandidaturat e para do ti përcillet SPAK-ut për të vazhduar më tej kontrollin e pasurisë dhe figurës së tyre dhe në përfundim të kësaj procedure, Këshilli do të emëroj tre prokurorët e rinj.