NJOFTIM PËR MEDIAN MBI ZHVILLIMIN E MBLEDHJES PLENARE DATË 09 JANAR 2024

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh në seancën e parë për vitin 2024, në prani të 11 anëtarëve si dhe të ftuar përfaqësues nga Programet EU4JUSTICE, OPDAT dhe medias.

Aktet e miratuara:

  1. Diskutimi/miratimi i procesverbaleve të Seancave Plenare të datës 19.12.2023 dhe 28.12.2023. (u shty miratimi për seancën tjetër)
  2. Vendimi për “Transferimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër të zotit Petrit Çano”.
  3. Vendimi për “Caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër të zotit Petrit Çano”.

Tek pika të tjera: Kryetari kërkoi nga anëtarët e komisioneve përkatëse t’i jepet ritëm rregulloreve të cilat janë në proces dhe ende nuk kanë përfunduar.