Z. Olger Eminaj

Z. Olger Eminaj, është zgjedhur Anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga rradhët e prokurorëve të Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ai është diplomuar Jurist në vitin 2002 dhe gjatë 3 vjetëve ka punuar në institucione të ndryshme të administratës në Qarkun e Korçës.

Në vitin 2007 ka filluar Shkollën e Magjistraturës, profili Prokuror. Pas mbarimit të shkollës, prej vitit 2009 e në vazhdim ka ushtruar detyrën e Prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ai ka qënë prokuror i Task-Forcës (sot Seksioni i Posaçëm), si dhe vitet e fundit edhe drejtues i saj.

Prej datës 19.12.2023, ushtron detyrën e Anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.