NJOFTIM PËR MEDIA MBI ZHVILLIMIN E MBLEDHJES PLENARE DATË 24.01.2024

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e mërkurë, më 24.01.2024, mbledhjen plenare të radhës në prani të 11 (njëmbëdhjetë) anëtarëve të Këshillit, si dhe të ftuar përfaqësues të misionit OPDAT, EUROJUST dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Në këtë mbledhje u miratuan procesverbaleve të Seancave Plenare të datës 19.12.2023 dhe 28.12.2023 dhe 09.01.2024, si dhe vendimet për:

  • Caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të prokurorit Elidjana Kasa;
  • Caktimin e përkohshëm në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, të prokurorit Urim Buci;
  • Fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve për Magjistratë Prokuror, të cilët do të diplomohen nga Shkolla e Magjistraturës në vitin 2024, dhe u hodh shorti për caktimin e relatorit ku rezultoi:
  • Anjeza Yllson Topçi                                                 Zoti Eminaj
  • Arbër Pëllumb Delilaj                                               Zoti Eminaj
  • Arisa Avni Shkrepi                                                   Zoti Bazaj
  • Arjeta Sadik Plaku                                                    Zoti Eminaj
  • Aulona Servet Haxhiraj                                            Zoti Bazaj
  • Briselda Arben Zhuzhi                                              Zoti Duda                                  
  • Brisida Gazmend Leka                                              Zoti Duda
  • Elsa Mustafa Gjeli                                                     Zoti Eminaj
  • Ema Bujar Lazaj                                                        Zoti Duda
  • Enea Fatmir Babameto                                              Zoti Eminaj
  • Enkelejda Tafil Meçka                                               Zoti Bazaj
  • Greta Skënder Dreni                                                  Zoti Eminaj
  • Hava Pëllumb Memko                                               Zoti Eminaj
  • Klerta Nikollë Gjika                                                  Zoti Duda
  • Kristi Nikollaq Jorgji                                                 Zoti Bazaj
  • Mirjon Gurali Brahimllari                                         Zoti Bazaj
  • Olta Bilbil Hadushaj                                                  Zoti Bazaj
  • Ornela Ferhat Ferhati                                                 Zoti Duda
  • Rajmonda Gurali Xhelollari                                      Zoti Eminaj
  • Renato Genci Tosku                                                  Zoti Duda
  • Sonila Vullnet Qerolla                                               Zoti Bazaj
  • Valbona Luan Verzeroli                                            Zoti Duda
  • Vilma Vendim Hasneziri                                           Zoti Bazaj
  • Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokurorët Rovena Zoto dhe Kledian Llaho;
  • Një ndryshim në vendimin e KLP-së, Nr.406, datë 28.12.2023, “Për caktimin me short të prokurorëve për të cilët do të kryhet vlerësimi etik dhe profesional përgjatë vitit 2024, të relatorit dhe këshilltarit ligjor përgjegjës për procedurën e vlerësimit” ku, zoti Tartar Bazaj relatori i shortuar për prokurorin Arben Agovi, zëvendësohet me zotin Olger Eminaj.

Në këtë mbledhje, u paraqit edhe Raporti vjetor i punës së Komisionit të Disiplinës për vitin 2023.

Me kërkesë të anëtarëve të Këshillit rendi i ditës u pasurua me dy pika:

  1. Miratimin e caktimit të përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të prokurorit Pranvera Gruda.

Vendim i cili nuk u miratua për shkak se nuk mori votat e shumicës së Këshillit;

  • Caktimin e përfaqësuesit të KLP-së në Komisionin e Disiplinës pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Me vendim unanim u dakordësua përfaqësimi i institucionit nga Zëvendëskryetari, zoti Tartar Bazaj.

Lidhur me pikat 6 dhe 9 të rendit të ditës konkretisht,

Diskutimi/ miratimi i projektaktit për “Një ndryshim në Rregulloren Nr.91, datë 13.05.2019, “Për pagesat e prokurorëve për punën e kryer jashtë orarit zyrtar” dhe Diskutimi/ miratimi i “Udhëzimit të Përgjithshëm për zbatimin efektiv të akteve nënligjore të vlerësimit etik dhe profesional të prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorive”, u dakordësua shtyrja e këtyre projektakteve për diskutim në një mbledhje tjetër plenare, në një kohë sa më të afërt.