Workshop për “Praktikat më të mira për qeverisjen e sistemit të prokurorisë dhe zhvillimin e karrierës së prokurorëve”

Më datat 30-31 Janar 2024, u zhvillua Workshop-i me temë “Praktikat më të mira për qeverisjen e sistemit të prokurorisë dhe zhvillimin e karrierës së prokurorëve”, me pjesëmarrjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe këshilltarët ligjor. Ky event u organizua në bashkëpunim dhe u mbështet nga Projekti i Bashkimit Evropian EU4Justice ‘Përmirësimi i kapaciteteve të Institucioneve të Pavarura të Drejtësisë’.

Çështjet e diskutura mes anëtarëve, këshllltarëve ligjor dhe espertëve të projektit, znj.  Neus Pujal Sánchez, Drejtuese e Prokurorisë Barcelonë, ​​Spanjë, z. Carlos Almela Vich, zv. Drejtues i Prokurorisë së Valencia, Spanjë, si dhe Drejtueses së Projektit znj. Laura Liguori, Gjyqtare e Lece, Itali, u fokusuan në:

  • Standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare dhe legjislacioni në fuqi për institucionet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në këndvështrimin krahasues dhe përmirësimet e mëtejshme.
  • Efikasiteti i institucioneve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë për emërimet, transferimet, ngritjet në detyrë, vlerësimin e performancës etike dhe profesionale dhe masat disiplinore, përfshirë raste praktike konkrete.
  • Puna e komiteteve të përhershme të këshillave dhe roli mbështetës i këshilltarëve ligjorë.
  • Diskutime të çështjeve të bazuara në modele të ndryshme në pikëpamjet krahasuese dhe zbatueshmërinë e ligjit shqiptar, kryesisht mbi etikën dhe sjelljet e prokurorëve që çojnë në procedime disiplinore, duke përfshirë edhe sjelljen jashtë funksionit.
  • Praktikat më të mira që garantojnë statusin dhe mbrojtjen e prokurorëve.