Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e premte, më 16.02.2024, mbledhjen plenare të radhës në prani të 11 (njëmbëdhjetë) anëtarëve të Këshillit, si dhe të ftuar përfaqësues të misionit OPDAT, EUROJUST dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Në këtë mbledhje u miratuan procesverbalet e Seancave Plenare të datës 24.01.2024, 26.01.2024 dhe 02.02.2024 si dhe vendimet për:
- Për shpalljen e vendeve vakante në pozicionin drejtues, në Prokuroritë pranë Gjykatave të Juridiksionit të Përgjithshëm: Berat, Kukës, Gjirokastër;
- Shpalljen e 18 (tetëmbëdhjetë) pozicioneve vakante që do të plotësohen nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele në zyrat e Prokurorivepranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në: Durrës (2), Elbasan (2), Korçë (4), Lezhë (2), Tiranë (5), Vlorë (1), Kukës (1), Sarandë (1).;
- Një ndryshim në vendimin Nr.289, datë 17.07.2023, të Këshillit “Për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës;
- Për verifikimin e pasurisë dhe figurës për prokurorin Abaz Muça, kandidat për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, (projektakt i propozuar për shtim në rend të ditës në fillim të mbledhjes plenare).
Gjithashtu në mbledhje u paraqitën Raportet vjetore të punës, për vitin 2023, të Komisionit të Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit, Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, si dhe Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale.
Lidhur me projektaktet: “Shqyrtimin e ankesës së prokurorit, ndaj urdhrit të drejtuesit për mospagesën e ditës së punës për shkak të mungesës në detyrë”, si dhe “Për verifikimin e pasurisë dhe figurës për prokurorin Kreshnik Ajazi, kandidat për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”, (projektakt i propozuar për shtim në rend të ditës në fillim të mbledhjes plenare), u dakordësua shtyrja e tyre për diskutim në një mbledhje tjetër plenare, në një kohë sa më të afërt.