Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot në datën 07.03.2024 në seancë plenare, në prani të 10 anëtarëve, e në prezencë të përfaqësuesve të Programit OPDAT dhe EU4JUSTICE dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Gjatë kësaj seance u miratuan aktet si më poshtë:
- Procesverbalet e Seancave Plenare të datës 16.02.2024 dhe 27.02. 2024;
- Vendimi për “Shqyrtimin e ankesës ndaj urdhrit Nr.7, datë 19.01. 2024, të drejtuesit të Prokurorisë së Sh I të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër”; Ky urdhër u shfuqizua.
- Vendimi për “Shqyrtimin e ankesës ndaj urdhrit Nr.9, datë 30.01. 2024, të drejtuesit të Prokurorisë së Sh I të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë”; Ky urdhër u shfuqizua.
- Vendimi për “Shfuqizim të vendimeve Nr.96, datë 09.05.2023, dhe Nr.125, datë 29.05.2023, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”; (Pas vendimmarrjes së Gjykatës Administrative të Apelit).
- Vendimi për “Caktimin e përkohshëm të prokurorit Platin Aliçka në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”;
- Vendimi i për “Emërimin e zotit Ols Dado në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK)”;
- Vendimi për “Caktim të zonjës Enkeleda Hoxha përkohësisht si drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë Kukës”;
- Vendimi për “Përfundimin pa vendim përfundimtar të procedurës së vlerësimit etik dhe profesional për prokurorin Urim Buci”;
- Vendimi për “Ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Urim Buci, kandidat për pozicionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër”;
- Vendimi për “Verifikimin e pasurisë dhe figurës për prokurorin Kreshnik Ajazi, kandidat për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikisionit të Përgjithshëm Elbasan”.
- Vendimi për miratimin e veprimtarisë jasht funksioni (mësimdhënie) për prokuroren Suela Beluli.
- Vendimi për caktimin e relatorit në procedurën e ngritjes në detyrë për Drejtues në Prokurorinë Dibër. (shorti përzgjodhi relatore znj. Mirela Bogdani).