NJOFTIM PËR MEDIA MBI ZHVILLIMIN E MBLEDHJES PLENARE DATË 18.03.2024

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh, në datë 18.03.2024, në seancë plenare, në prani të 10 anëtarëve dhe në prani të përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm dhe Misionet EU4JUSTICE dhe OPDAT.

Gjatë kësaj seance u miratuan aktet si më poshtë:

  1. Raporti për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit, të prokurorit Xhevahir Lita;
  2. Caktimi në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, të zotit Abaz Muça”;
  3.  Deklarimi i mbarimit të statusit të magjistratit, për efekt dalje në pension për prokurorin Ylli Basha”;
  4. Mbinjë ndryshim të Vendimit Nr.65, datë 13.04.2022, “Për komandimin e prokurorit në pozicionin e Këshilltarit të Etikës, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë”; Zoti Hysen Keta u vendos që në vijim të jetë me kohë të pjeshme si Këshilltar Etike në KLP, dhe ndërkohë rikthehet në vendin e tij të punës pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
  5. Mbi pezullimin e procesit të vlerësimit etik dhe profesional të magjistrates Pranvera Stafa (Selita), me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
  6. Mbi hedhjen e shortit për zëvendësimin e këshilltarit përgjegjës për vlerësimin Ylli Pjetërnikaj, në procesin për vlerësimin etik dhe profesional të magjistrates Marsida  Frashëri, me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ku u shortua zoti Olger Rumnici.

Lidhur me pikat e rendit të ditës konkretisht, Nr.2, 6, 9 dhe 10, të axhendës u kërkua tërheqja nga Komisionet përkatëse dhe miratua shtyrja e diskutimit të tyre në mbledhjen plenare të radhës.