Seancë raportimi e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë më datë 04.04.2024 ditë e enjte, ora 10.00 do të zhvilloj një seancë me praninë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme z.Altin Dumani, ku do të raportohet për veprimtarinë e kësaj strukture përgjatë vitit 2023. E pranishme do të jetë dhe drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, znj. Aida Hajnaj. Seanca publike është e hapur për median e cila ftohet të marrë pjesë.