NJOFTIM MBI MBLEDHJEN PLENARE 28 MARS 2024

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në prezencë të Anëtarëve të Këshillit, si dhe të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë  dhe Programet EU4JUSTICE e OPDAT, u mblodh sot në seancë plenare dhe miratoj aktet si më poshtë:

  1. “Miratimi i listës me emrat e kandidatëve që kanë aplikuar në procedurën e lëvizjes paralele të shpallura me Vendimin Nr.13, datë 16.02.2024, “Për shpalljen e 18  vendeve vakante për procedurën e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm”, si dhe hedhja e shortit për caktimin e relatorëve përkatës;” Për Prokuroritë Korçë e Kukës nuk ka asnjë konkurent dhe gara për këto dy prokurori u mbyll.

Nga shorti, 13 pozicionet për lëvizjet paralele sipas prokurorive u ndanë mes anëtarëve të Komisionit të Karrierës si vijon:

Z.Stojani: 3,5 TR;  2 DR;  2 LE;  1 SR.

Znj.Riza: 1 TR ; 1 DR; 1 EL; 1 VL.

Znj.Bogdani: 2,4 TR; 2 EL; 1 LE;

  • “Miratimin e listës me emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet kualifikuese për ngritjen në detyrë në pozicionin e drejtuesit të prokurorisë dhe fillimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës së tyre”; Z. Petrit Cano Prokuroria Gjirokastër. Relator për kontrollin e pasurisë dhe figurës për këtë kandidat, shorti zgjodhi zotin Tartar Bazaj.
  • “Caktimin e përkohshëm 3 mujor të zotit Kreshnik Ajazi, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”;
  • “Deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit, për prokuroren Fahrije Gjana (Vata)”;
  • “Miratimi i procesverbaleve të seancës plenare të datave 07 e 25 Mars 2024.”
  • “Miratimi i komenteve ndaj raportit të vlerësimit paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për pranimin në formimin fillestar në vitin akademik 2024-2025, profili prokuror të Shkollës së Magjistraturës.”