Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e premte, më 29.03.2024, mbledhjen plenare jashtë radhe në prani të 11 (njëmbëdhjetë) anëtarëve të Këshillit. Në këtë mbledhje u miratua vendimi mbi caktimin e përkohshëm të prokurores Edina Kurti, në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.