Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot, në datë 25.04.2024, në seancë plenare, në prani të
10 (dhjetë) anëtarëve dhe në prani të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë dhe Misioni
OPDAT.
Gjatë kësaj seance u miratuan aktet si më poshtë:
- Shpallja e vendimit për procedimin disiplinor ndaj magjistrates Shqiponja Milla ku u
vendos rrëzimi i kërkesës së ILD-së për masë disiplinore “Vërejtje konfidenciale” - Miratimi i procesverbaleve të Seancave Plenare të datave 28.03.2024, 29.03.2024 dhe
12.04.2024; - Caktimin e përkohshëm të prokurores Elidjana Kasa në Prokurorinë pranë Gjykatës së
Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm; - Ndryshimin e Vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nr.137, datë 07.06.2023, “Për
verifikimin e kandidatëve, për plotësimin e kushteve ligjore të kandidimit, për procedurën
e transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele, të shpallura me Vendimin Nr.92, datë 09.05.2023
të KLP-së”, dhe caktimit me short të zotit Sokol Stojani, si relator në këtë procedurë; - Një ndryshim në Vendimin Nr.289, datë 17.07.2023, të Këshillit “Për praktikën
profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës dhe zëvendësimin
e zotit Milan Laskaj me prokuroren Esmeralda Keshi; - Verifikimin e pasurisë dhe figurës të prokurores Anita Jella, në kuadër të kandidimit për
riemërim për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të
Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës; - Për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatin që ka
rikandiduar për pozicionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë
të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, prokurorit Albert Muçaj dhe caktimit me short të
zotit Olger Eminaj relator për këtë procedurë verifikimi; - Për verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatit të diplomuar në Shkollën e
Magjistraturës për vitin akademik 2024, Znj. Brisida Leka; - Hartimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2025-2027” të Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
- Raportit Vjetor të Veprimtarisë së Këshillit të Lartë të Prokurorisë për Vitin 2023.
Gjithashtu, në këtë Seancë Plenare u diskutuan çështjet:
- Mbi vendimin e KPA-së për zonjën Antoneta Sevdari nisur nga kërkesa e vetë subjektit;
- Mbi kërkesën e prokurores Pranvera Gruda për zbatimin e vendimit të Gjykatës së
Apelit Administrativ; - Mbi daljen e Këshillit me një akt rekomandues pas raportimit të drejtuesit të
Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Prokurorit të Përgjithshëm si dhe, - Mbi tezat e diskutimit në mbledhjen e përbashkët midis KLP-së dhe KLGj-së.