NJOFTIM PËR MEDIA MBI ZHVILLIMIN E SEANCËS PLENARE, 18.07.2024

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme seancën plenare të radhës, në prani të 8 (tetë) anëtarëve të tij, dhe përfaqësuesve të misionit OPDAT dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Nisur nga gjendja në të cilën ndodhen dhe kërkesat e drejtuesëve të Prokurorive pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Elbasan, Komisioni i Zhvillimit të Karrierës i propozoi sot Këshillit, miratimin e projektaktit “Mbi transferimin pa pëlqim të 8 (tetë) prokurorëve, në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Elbasan. Respektivisht 4 (katër) për secilën prokurori, siç edhe u pasqyrua në rendin e ditës. Pas një sërë debatesh dhe diskutimesh, Këshilli vendosi të shtyjë miratimin e këtyre 8 vakanca, në seancën e radhës.
Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi unanimisht edhe për caktimin e zonjës Denisa Perdja dhe zonjës Odeta Todorushi, në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, duke plotësuar dy nga vakancat e shpallura me Vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 13, datë 16.02.2024, sipas procedurës së transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele.
Këshilli miratoi sot me votë unanime emërimin e 23 (njëzet e tre) magjistratëve kandidatë në profilin prokuror, ku me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, u miratua lista emërore e tyre si vijon:

  1. Anjeza Topçi
  2. Arbër Delilaj
  3. Arisa Shkrepi
  4. Arjeta Plaku
  5. Aulona Haxhiraj
  6. Briselda Zhuzhi
  7. Brisida Leka
  8. Elsa Gjeli
  9. Ema Lazaj
  10. Enea Babameto
  11. Enkelejda Meçka
  12. Greta Dren
  13. Hava Memko
  14. Klerta Çonga (Gjika)
  15. Kristi Jorgji
  16. Mirjon Brahimllari
  17. Olta Hadushaj
  18. Ornela Ferhati
  19. Rajmonda Xhelollari
  20. Renato Tosku
  21. Sonila Qerolla
  22. Valbona Verzeroli
  23. Vilma Kapaj

Më pas, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli miratoi me 7 vota pro dhe në mungesë të znj. Mandro, shpalljen e 23 (njëzetë e tre) vendeve të lira për caktimin e të emëruarve nga radhët e magjistratëve të rinj, si më poshtë:

  1. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat 2 – vende;
  2. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër 2 – vende;
  3. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër 1 – vend;
  4. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë 7 – vende;
  5. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë 2 – vende;
  6. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë 1 – vend;
  7. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë 2 – vende;
  8. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier 2 – vende;
  9. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës 3 – vende;
  10. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër 1 – vend;

Në vijim, me propozim të Komisionit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi unanimisht raportin e vlerësimit etik dhe profesional për prokurorin Genti Xholi. Miratimi i këtij raporti përfaqëson përfundimin e një pune të organizuar nga komisioni dhe ekspertët e ftuar të misionit EU4 Justice, duke hapur rrugën për vazhdimin e një procesi shumë të rëndësishëm për Këshillin e Lartë të Prokurorisë për të garantuar një procedurë dinjitoze dhe profesionale.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli miratoi gjithashtu 2 (dy) veprimtari jashtë funksioni, respektivisht për prokuroret znj. Edlira Bako dhe znj. Eljora Elezi.
Me propozim të Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi me 6 (gjashtë) vota pro dhe 1 (një) kundër, pezullimin e Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorët Anton Pali dhe Julian Çafka.
Në përfundim të mbledhjes, është hedhur shorti për fillimin e procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë rikandiduar për pozicionin e drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe Lezhë, respektivisht znj. Dhorina Theodhori dhe zotin Erjon Shehaj. Pas hedhjes së shortit relator për znj. Dhorina Theodhori u përzgjodh z. Moisi Duda dhe për z. Erion Shehaj u përzgjodh z. Tartar Bazaj.