Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot seancën e radhës plenare në prani të 8 (tetë)
anëtarëve, përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, misionit OPDAT, misionit EU4
JUSTICE, në mungesë të z. Olger Eminaj dhe z. Erind Mërkuri.
Këshilli vendosi që rendit të ditës t’i shtohen edhe tre çështje të tjera për vendimarrje:
- fillimi i procedurave për plotësimin e një vendi vakant si pedagog i brendshëm në
Shkollën e Magjistraturës përmes procedurës së komandimit nga radhët e
prokurorëve - caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit
të Përgjithshëm Durrës, dhe - fillimi i procedurave për përzgjedhjen e zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të
Prokurorisë për diskutim.
Me propozim të Komisionit të Posaçëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Këshilli
miratoi me votë unanime, 3 pikat e para të rendit të ditës, përmes të cilave Prokurorisë së
Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i shtohen edhe 2 prokurorë.
Respektivisht, Këshilli vendosi për:
- Emërimin e znj. Anita Jella si prokurore në Prokurorinë e Posaçme Kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. - Moscaktimin e z. Ndini Tavani në detyrën si prokuror në Prokurorinë e Posaçme
Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. - Emërimin e Bledar Maksuti si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Në vijim Këshilli vendosi unanimisht edhe për pezullimin nga detyra të prokurorit Aurel
Zarka.
Më pas, Këshilli vazhdoi me diskutimet lidhur me pikat e shtuara në rendin e ditës.
Bazuar në propozimin e sjellë nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi
me votë unanime të shpallë fillimin e procedurës së kandidimit për plotësimin e një vendi
vakant si pedagog i brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, përmes procedurës së
komandimit të një prokurori, për një afat deri në 5 (pesë) vjet.
Në vijim të vlerësimit të kandidaturave të propozuara nga Komisioni i Zhvillimit të
Karrierës, për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së
Juridiskionit të Përgjithshëm Durrës, rezultoi se kandidatët që plotësonin kushtet për këtë
pozicioni ishin z. Edmond Koloshi dhe znj. Suela Beluli.
Pas votimit, të dy kandidatët morën nga 4 vota. Në kushtet kur vota e drejtuesit të
Këshillit të Lartë të Prokurorisë prevalon, rezultoi që znj. Suela Beluli të caktohet
përkohësisht në detyrën e drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të
Përgjithshëm Durrës, për një periudhë 3 mujore.
Në përfundim të mbledhjes, znj. Riza, kërkoi nga anëtarët jo-prokurorë, të shprehin
interesin e tyre, për të vazhduar me procedurën e përzgjedhjes së Zëvendëskryetarit të
Këshillit, në seancën më të afërt.