Erind Germenji ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë në vendin tonë. Ai ka mbaruar studimet e larta për Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2004 dhe në vitin 2011 ka përfunduar Masterin e Nivelit të Dytë në “Shkencat Juridiko Penale” pranë Universitetit “Justiniani I”. Prej vitit 2005 dhe në vijim, Germenji ushtron profesionin e Avokatit.
Gjithashtu, që nga viti 2017 ai ka qenë pjesë e Këshillit të Përgjithshëm Drejtues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë Tiranë. Në vitin 2019 e në vijim, ai është i atashuar pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti Tiranës, si Pedagog i Jashtëm i së Drejtës së Punës.