NJOFTIM PËR MEDIA MBI ZHVILLIMIN E SEANCËS PLENARE, 09.09.2024

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e hënë, 09.09.2024, seancën plenare në prezencë të 8 anëtarëve, të ftuarëve përfaqësues nga Programet EU4 JUSTICE dhe OPDAT si dhe në mungesë të znj. Mirela Bogdani dhe z. Erind Gërmenji.

Në zbatim të rendit të ditës, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi caktimin e përkohshëm të z. Platin Aliçka në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendimi u miratua me 7 vota pro dhe 1 kundër.

Zoti Aliçka do të ushtrojë detyrën e prokurorit në këtë zyrë prokurorie, për një periudhë 3-mujore, nga data 09.09.2024 deri më 10.12.2024.