Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e martë, 17.09.2024, seancën plenare në prezencë të të gjithë anëtarëve, të ftuarëve përfaqësues nga Programet EU4 JUSTICE dhe OPDAT si dhe Ministria e Drejtësisë.
Në nisje të seancës u propozua të futet në rend dite edhe mendimi i Këshillit lidhur me shprehjen e interesit për procedurën e komandimit të një prokurori në pozicionin e pedagogut të brendshëm në Shkollën e Magjistraturës, kërkesë që u miratua unanimisht nga Këshilli.
Gjatë mbledhjes plenare Këshilli miratoi me 10 vota pro, drejtuesit e 2 (dy) Prokurorive pranë Gjykatave së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, respektivisht znj. Dhorina Theodhori në Korçë dhe znj. Enkelejda Hoxha në Kukës, me procedurën e caktimit të përkohshëm, për një periudhë 3-mujore.
Lidhur me “Praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës”, Këshilli miratoi me 9 vota pro, ndryshimet dhe shtesat në vendimin nr. 177, datë 29.07.2024, duke pasqyruar ndryshimet mbi zëvendësimin e prokurorëve mentorë dhe shtimin e një kandidati për magjistrat – konkretisht u miratua zëvendësimi i mentorëve z. Bledar Maksuti me prokuroren Deniona Katro dhe znj. Ornela Rrumbullaku me znj. Mirela Zavalani si dhe shtimi i kandidates prokurore Anisa Giu me mentorët znj. Esmeralda Keshi, znj. Elsa Kareçi dhe znj. Silvana Lule.
Referuar procedurës së lëvizjës paralele për pozicionin vakant Nr. 4 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë Tiranë, me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli miratoi me 10 vota pro, renditjen e kandidatëve në garë si vijon: 1. Edlira Bako, 2. Platin Aliçka, 3. Xhelian Seferi, në reflektim të vendimit gjyqësor të gjykatës ….
Në kushtet e mbarimit të mandatit të ish-anëtares znj. Nurihan Seiti, Këshilli vendosi ndryshimin e relatorëve përgjegjës për procedurën e vlerësimit të prokurorëve. Pas hedhjes së shortit u miratuan unanimisht “ndryshimet në Vendimin nr.142 datë 08.06.2022 dhe Vendimin nr.317 datë 02.12.2022 mbi caktimin e relatorit dhe këshilltarit ligjor përgjegjës për procedurën e vlerësimit të prokurorëve” si vijojnë:
- Znj. Nurihan Seiti, Relatore e shortuar për prokuroren Elsa Miha, zëvendësohet me z. Moisi Duda.
- Znj. Nurihan Seiti, Relatore e shortuar për prokuroren Alma Bramo, zëvendësohet me z. Erind Merkuri.
- Znj. Nurihan Seiti, Relatore e shortuar për prokurorin Endrit Bimi, zëvendësohet me z. Olger Eminaj.
- Znj. Nurihan Seiti, Relatore e shortuar për prokuroren Blerta Hamza, zëvendësohet me z. Erind Merkuri.
- ▪Znj. Nurihan Seiti, Relatore e shortuar për prokurorin Gëzim Copa, zëvendësohet me z. Olger Eminaj.
- ▪Znj. Nurihan Seiti, Relatore e shortuar për prokurorin Erion Shqarri, zëvendësohet me z. Moisi Duda.
- ▪Znj. Nurihan Seiti, Relatore e shortuar për prokuroren Sonila Muhametaj, zëvendësohet me z. Erind Mërkuri.
- Znj. Nurihan Seiti, Relatore e shortuar për prokuroren Elona Alvora, zëvendësohet me z. Moisi Duda.
- Znj. Nurihan Seiti, relatore e shortuar për prokurorin Ols Dado, zëvendësohet me z. Olger Eminaj.
- Znj. Nurihan Seiti, Relatore e shortuar për prokuroren Albjona Papajani, zëvendësohet me z. Erind Mërkuri.
- Znj. Nurihan Seiti, Relatore e shortuar për prokuroren Eliora Elezi, zëvendësohet me z. Moisi Duda.
- Znj. Nurihan Seiti, Relatore e shortuar për prokurorin Artan Shtrungza, zëvendësohet me z. Erind Mërkuri.
Pas hedhjes së shortit për “Caktimin e relatorit dhe këshilltarit ligjor përgjegjës për procedurën e vlerësimit të drejtuesve”, znj. Nurihan Seiti, relatore e shortuar për prokurorin/drejtues Kreshnik Ajazi, u zëvendësua me z. Olger Eminaj.
Gjatë kësaj mbledhjeje, Këshilli miratoi unanimisht edhe “Pezullimin e procesit të vlerësimit etik dhe profesional” të 3 (tre) prokurorëve; z. Dashnor Nure, z. Aurel Zarka dhe znj. Ornela Rrumbullaku.
Me propozim të Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli miratoi unanimisht edhe raportin për verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatin për Drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, z. Petrit Çano.
Në përfundim, Këshilli miratoi opinionin e propozuar nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, për lejimin e prokurorit Ylli Pjetërnikaj me vazhdimin e procedurave të kandidimit si pedagog i brendshëm pranë Shkollës së Magjistraturës.