NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E SEANCËS PLENARE, 23.12.2023

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh ditën e hënë në seance plenare. Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Këshillit si dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Programi OPDAT.

Gjatë kësaj seance Këshilli miratoi unanimisht 5 (pesë) caktime të përkohëshme, në zyrat e prokurorive si më poshtë;

  1. Albert Murçaj si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;
  2. Edina Kurti si drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;
  3. Kreshnik Ajazi si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;
  4. Dhorina Theodhori si drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;
  5. Enkeleda Hoxha si drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Gjithashtu, Këshilli vendosi edhe për caktimin e datës së seancës dëgjimore për procedimin disiplinor në ngarkim të magjistratit K.Ll. Seanca dëgjimore do të zhvillohet ditën e premte, më 10 Janar 2025, në orën 10.30.

Në përfundim, pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës, Këshilli miratoi kandidimin e znj. Elsa Miha në pozicionin e Inspektores pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si kandidaten e vetme që shprehu interes dhe plotësonte kushtet ligjore për këtë pozicion.