NJOFTIM PËR MEDIA MBI ZHVILLIMIN E SEANCËS PLENARE DHE DËGJIMORE, 10.01.2025

Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh ditën e sotme në seancë plenare dhe dëgjimore. Të pranishëm ishin përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, të programeve ndërkombëtare OPDAT dhe EU4Justice dhe media.

Në fillim të seancës, rendit të ditës iu shtua propozimi për fillimin e procedurës se komandimit të një prokurori, në pozicionin e inspektorit pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në mbledhje plenare, Këshilli miratoi opinionet e parashtruara nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës për kandidatet Aida Cakaj, Alma Bramo dhe Pranvera Gruda, të cilat kanë aplikuar për procedurën e komandimit si këshilltare ligjore pranë KLP-së. Pas diskutimeve u vendos që kriteret specifike të vlerësohen nga Komisioni i Vlerësimit Etik dhe Profesional.

Lidhur me procedimin disiplinor nr. 2287/8, datë 30.12.2024, të filluar nga ILD në ngarkim të magjistratit K.Ll, Këshilli caktoi datën 27.01.2025, ora 10.00 për të zhvilluar seanën dëgjimore.

Gjatë mbledhjes u miratuan edhe kërkesat për autorizimin e veprimtarive jashtë funksionit për tre prokurorë: Doloreza Musabelliu, Elion Mustafaj dhe Ylli Pjetërnikaj.

Për komandimin e një prokurori pranë ILD-së, u miratua fillimi i procedurës për kandidimin e prokurores Elsa Miha dhe relator i çështjes u shortua z. Erind Mërkuri.

Siç ishte njoftuar, ditën e sotme u zhvillua edhe seanca dëgjimore për procedimin disiplinor nr. 2292/6, datë 13.12.2024, në ngarkim të magjistratit K.Ll, të filluar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Të pranishëm në seancë ishin magjistrati dhe dy përfaqësuesit nga ILD.

Inspektorja e ILD-së paraqiti pretendimin se magjistrati nuk ka ekzekutuar vendimin gjyqësor të dhënë nga gjyqtari i seancës paraprake, që të kryhen veprimet hetimore lidhur me procedimin penal nr. 1167/2018.

ILD kërkoi nga Këshilli pranimin e kërkesës për procedim disiplinor dhe propozoi masën “Shkelje e rëndë”, me ulje pagese 40% për një vit. Nga ana e tij magjistrati pretentoi se ky hetim disiplinor ishte i pambështetur në ligj dhe prova dhe kërkoi nga Këshilli refuzimin e tij.

Në përfundim, Këshilli vendosi që konkluzionet e çështjes të parashtrohen më datë 16.01.2025, ora 10.00.