NJOFTIM PËR MEDIA MBI ZHVILLIMIN E SEANCËS PLENARE, 13 DHE 14 SHKURT 2025

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi seancën plenare më 13 dhe 14 shkurt 2025, me pjesëmarrjen e EU 4 JUSTICE dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Mbledhja nisi me miratimin unanim të renditjes së kandidatëve në garë për pozicionet vakante Nr.1 dhe Nr. 2, në Prokurorinë e Tiranës, sipas procedurës së transferimit nëpërmjet lëvizjes paralele. Për të dyja këto vakanca renditja e kandidatëve rezultoi si vijon:

  1. Vitjuna Mata
  2. Gentian Habazaj
  3. Blerta Hamza

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli miratoi projekt-aktin për plotësimin e vakancave në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, si më poshtë:

  1. Prokuroria Durrës, 5 vende
  2. Prokuroria Elbasan, 5 vende
  3. Prokuroria Tiranë, 10 vende
  4. Prokuroria Shkodër, 2 vende
  5. Prokuroria Fier, 1 vend
  6. Prokuroria e Apelit, 3 vende

Në vijim, Këshilli miratoi unanimisht komandimin e prokurores Pranvera Gruda si Këshilltare Ligjore pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjatë kësaj mbledhjeje u miratua fillimi i procedurave të verifikimit të pasurisë dhe figurës për 26 (njëzet e gjashtë) kandidatët për magjistratë prokurorë, të cilët do të diplomohen në vitin akademik 2024-2025.

Me fillimin e procedurave u hodh edhe shorti për caktimin e relatorit përkatës.

Lista e kandidatëve dhe relatorët përkatës:

  1. Alba Meta –  M. Duda
  2. Anisa Gju –  M. Duda
  3. Anxhela Dake –  M. Duda
  4. Blerina Karaj –  M. Duda
  5. Brikena Mile –  E. Mërkuri
  6. Bruno Stërmasi –  E. Mërkuri
  7. Denada Xhera –  E. Mërkuri
  8. Elda Goxhaj –  E. Mërkuri
  9. Elida Gradovari –   O. Eminaj
  10. Elisa Çela –     E. Mërkuri
  11. Enkelana Shala –     O. Eminaj
  12. Eva Zeneli –     O. Eminaj
  13. Fabiola Laha –     O. Eminaj
  14. Gerando Skreli –     M. Duda
  15. Irma Velo –     O. Eminaj
  16. Ismet Dervishi –    E. Mërkuri
  17. Iva Hoxha –    M. Duda
  18. Klejdi Mullaj –    M. Duda
  19. Lixhers Mali –    O. Emini
  20. Malbora Dinaj –    E. Mërkuri
  21. Marilda Frashëri –    E. Mërkuri
  22. Masila Lulaj –   O. Eminaj
  23. Miklevana Qema –    O. Eminaj
  24. Roland Paja –    E. Mërkuri
  25. Skerdi Sinanaj –    M. Duda
  26. Teuta Pisku –    M. Duda

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur, Këshilli miratoi përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës të prokurores Dhorina Theodhori, kandidate për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshshëm, Korçë.

Gjithashtu, Këshilli miratoi edhe veprimtarinë jashtë funksioni për prokurorin Eni Çulli.

Në përfundim, u paraqitën përpara Këshillit edhe Raportet Vjetore për vitin 2024, për Komisionin e Disiplinës, Komisionin e Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale dhe Komisionin e Planifikimit Strategjik, i Administrimit dhe Buxhetit.