Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme, seancën plenare të radhës. Të pranishëm ishin anëtarë të Këshillit dhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe projekti EU4 JUSTICE.
Rendit të ditës iu shtua për diskutim dhe miratim, propozimi për zëvëndësimin e Këshillitarit ligjor Ylli Pjetërnikaj dhe procedurave në ngarkim të tij, me prokuroren Pranvera Gruda. Propozimi u miratua unanimisht.
Gjatë kësaj seance u miratuan 3 raporte Vlerësimit Etik dhe Profesional.
Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli miratoi 2 raportet për prokuroret Aida Cakaj dhe Riselda Fishta si dhe 1 raport vlerësimi, për drejtuesen e Prokurorisë Korçë, Dhorina Theodhori.
