KOMISIONI I LIGJEVE MIRATOI ME VOTAT E MAXHORANCËS STRUKTURËN E PUNONJËSVE TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR DHE KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË
Kështu në organin më të lartë qeverisës të akuzës numri i punonjësve do të jetë 65, megjithëse vetë KLP kishte kërkuar 75 vetë.Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, tha se kjo shtesë duhet për shkak se me krijimin e SPAK dhe Byrosë së Hetimit rritet dhe volumi i punës.