NJOFTIM PËR MEDIAN MBI ZHVILLIMIN E MBLEDHJES PLENARE DATË 14 DHJETOR 2023

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh sot në seancë plenare në prezencë të 9 anëtarëve, në mungesë të Kryetarit, zotit Alfred Balla dhe anëtarit, zotit Sokol Stojani.

Ishin të pranishëm gjatë mbledhjes përfaqësues nga misioni OPDAT dhe EU4JUSTICE.
Mbledhja u zhvillua në drejtimin e Zëvendëskryetarit, zotit Tartar Bazaj.

Në këtë mbledhje u miratuan procesverbalet e Seancave Plenare të datave 13.11.2023 dhe 30.11.2023, si dhe vendimet për:

  1. Komandimin e prokurores Ervisa Hyka në pozicionin e ndihmësmagjistratit në Prokurorinë e Përgjithshme;
  2. Caktimin e Relatorit dhe Këshilltarit Ligjor përgjegjës, për vlerësimin e kandidatëve që kanë rikandiduar në pozicionin e drejtuesit të prokurorive pranë Gjykatave të shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Durrës dhe në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Pas shortimit rezultoi për:
    a. Prokuroren Anita Jella, Relator zoti Zeqir Hoda, Këshilltar Ligjor Olger Rumnici;
    b. Prokurorin Genti Xholi, Relator zonja Ledina Riza, Këshilltar Ligjor Andi Pogaçe;
    c. Prokurorin Kreshnik Ajazi, Relator zonja Nurihan Seiti, Këshilltar Ligjor Armida Moçka.
  3. Pezullimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional për prokurorin Mustafa Turku dhe Moisi Duda;
  4. Përfundimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional pa vendim përfundimtar, për prokurorin Përparim Vukaj;
  5. Verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidatit për Programin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës në vitin akademik 2023-2024, zotit Ervin Zoto dhe miratimin e listës pjesore të kandidatëve për student në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2023-2024;
  6. Zëvendësimin e zotit Artur Cara, me zotin Ylli Pjetërnikaj, si Këshilltar Ligjor përgjegjës për vlerësimin;
  7. Miratimin e caktimit të përkohshëm të zonjës Enkeleda Hoxha, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, të ushtrojë funksionin e drejtuesit të kësaj prokurorie edhe për një periudhë tre mujore;
  8. Miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokuroren Elida Kaçkini.